Policia shkon për zhurmën në Tiranë, merr “kafen” dhe ikën

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 31.08.2025, 08:13

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë në Tiranë, ku muzika e lartë e një feste private ka mbajtur zgjuar banorët deri në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, pranë “Arenës”, në katin e fundit të kompleksit “Ambasador 3”.

Sipas denoncimit, muzika ishte aq e fortë saqë banorët nuk kishin mundësi të flinin gjumë dhe detyruan thirrjen e policisë. Por, edhe pse uniformat blu mbërritën dy herë në vendngjarje, situata nuk ndryshoi. Në vend që të ndalonin zhurmën, policia “mori kafen”, një shprehje që nënkupton marrjen e ryshfetit, dhe më pas u largua, duke e lënë festën të vazhdonte si më parë.

Këtu tek Arena, ora 02:25 e natës, muzika është në qiell dhe na kanë lënë pa gjumë. Erdhi policia, por vetëm mori kafen, siç do ta shihni edhe në video. Tani po zhvillohet një party në katin e fundit të Ambasador 3. Përfundimisht, në Shqipëri nuk bëhet më gjë: dy herë erdhi policia dhe u largua, ndërsa muzika vazhdon. Publikojeni ju, o JOQ, tregojuni këtyre që bëjnë sikur ka shtet. Anonim.”, shprehet qytetari i revoltuar, duke vënë në dukje mungesën e plotë të reagimit.

Ky rast ka ngjallur zemërim, duke rikthyer debatin mbi abuzimin e autoriteteve dhe mungesën e zbatimit të ligjit, teksa qytetarët ndihen të pambrojtur përballë shkeljeve të hapura të rendit dhe qetësisë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit