Vajza franceze zbulon se ka një baba shqiptar, kërkon ndihmë për ta gjetur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.08.2025, 01:08

Një histori e veçantë dhe prekëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Laetitia Baran, një vajzë me shtetësi franceze, por me origjinë polake, ka bërë një apel publik për të gjetur babain e saj biologjik, i cili është shqiptar i Shqipërisë ose i Kosovës.

Laetitia sapo ka mësuar për ekzistencën e një babai biologjik, pasi deri tani kishte menduar se burri që e kishte rritur që prej foshnjërisë ishte babai i saj i vërtetë. Zbulimi i së vërtetës e ka tronditur dhe e ka shtyrë të nisë një kërkim të ndjerë për njeriun që i dha jetën.

Sipas të dhënave që ajo disponon, në vitet 1990-1991, nëna e saj polake, Beata Dul, jetonte në Paris ku takoi një burrë shqiptar, i cili prezantohej me emrin “Homz” ose “Hamza”. Ai fliste disa gjuhë rrjedhshëm, mes tyre frëngjishten dhe polonishten, dhe mund të ketë pasur familje edhe në Zvicër ose Austri. Sot, ai do të ishte i moshës 56 deri në 63-vjeç.

Laetitia ka në dorë një fotografi të vjetër, që besohet të jetë shkrepur në vitin 1990, të cilën e ka dërguar në redaksinë tonë me shpresën se dikush do ta njohë dhe do t’i japë një informacion që mund ta çojë te babai i saj.

“Është e gjitha shumë e re për mua. Vetëm tani mësova që kam një baba biologjik dhe dua ta gjej. Shpresoj që shqiptarët ose kosovarët që mund ta njohin këtë njeri të më ndihmojnë. Është një pjesë e jetës sime që më mungon,” – shprehet ajo.

Laetitia shpreson se solidariteti i shqiptarëve do ta ndihmojë të realizojë ëndrrën më të madhe: të njohë babanë e saj biologjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit