Po e priste, qytetari filmon momentin e frikshëm kur rrufeja godet antenën në Malin e Dajtit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.08.2025, 21:29

Një qytetar ka arritur të filmojë një moment magjik dhe të frikshëm njëkohësisht, teksa një rrufe godet antenat në malin e Dajtit, në Tiranë.

Pasi ka pritur me durim për disa sekonda, momenti që ai kërkonte ndodhi, duke kapur në video një goditje spektakolare. Videoja, e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, shërben si dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme të natyrës.

Kujtojmë këtu se vendi ynë u përfshi pasditen e sotme nga një stuhi e fuqishme tropikale që shkaktoi dëme masive. Ajo u shoqërua me reshje intensive, erëra të forta dhe përmbytje në shumë zona, përfshirë Tiranën, Durrësin dhe Vlorën.

Sipas raportimeve, 20 persona janë lënduar si pasojë e stuhisë, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar. Sinoptikanët parashikojnë që stuhia të arrijë kulmin gjatë natës dhe të vazhdojë me intensitet të ulët deri të mërkurën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit