“Çmendet” 35-vjeçari shqiptar në Itali, i thyen hundën partneres 12 vite më të re me bishtin e fshesës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.08.2025, 18:48

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia në Pordenone të Italisë, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe sulm të rëndë ndaj partneres së tij 23-vjeçare.

Hetimet e kryera nga autoritetet zbuluan se e shqiptari kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të përsëritur të renë. Ngjarja më e rëndë u regjistrua më 30 korrik, kur viktima e dhunës u godit me grushte dhe me bishtin e një fshese, duke pësuar thyerje në hundë dhe dëmtime të tjera të rënda, që kërkojnë rreth 30 ditë mjekim.

E reja arriti të kërkojë ndihmë dhe të largohej përkohësisht nga banesa, duke i dhënë mundësi patrullave policore të ndërhyjnë menjëherë. Për shkak të rrezikshmërisë së situatës dhe mundësisë së përsëritjes së dhunës, ndaj 35-vjeçarit u ekzekutua masa e paraburgimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit