Taksisti i vjen në ndihmë policit: I jep çadrën e tij në mes të stuhisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.08.2025, 17:57

Edhe pse stuhia e sotme ishte parashikuar disa ditë para nga sinoptikanë shqiptarë e të huaj, shumë qytetarë janë kapur të papërgatitur.

Në mesditë, era e fortë zuri “mat” shumë qytetarë që po lëviznin në këmbë dhe me automjete në Tiranë, e jo vetëm.

Por sikurse qytetarët, stuhia zuri të papërgatitur edhe efektivët e Policisë që ndodheshin rrugëve të kryeqytetit për të siguruar rend dhe siguri për të gjithë.

Një taksist te Shkolla e Bashkuar, duke parë këtë situatë të trishtë, ku punonjësit e Policisë duhet të punojnë në shi, stuhi e furtuna pa uniformat dhe mjetet e duhura, i ka dhuruar një çadër një efektivi që ndodhej në rrugë.

Ky moment është filmuar nga një qytetar tjetër i cili thotë se taksisti duhet falenderuar për këtë gjest që bëri duke i dhuruar çadrën policit në mes të shiut.

Ai thotë se ky gjest shumë i rëndësishëm tregon se ndihma për njëri-tjetrin mund të bëjë ndryshimin në situata të vështira dhe thekson vlerat e solidaritetit në komunitet.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq, Ky taksisti i dhuroi nje cader mes shiut policit. Gjest shume njerezor dhe human! Nuk arrita dot ti fiksoja targen. Te shkolla e Bashkuar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit