Zjarri shkrumbon restorantin në Pogradec: Flakët përhapen shpejt, rrezikohet karburanti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.08.2025, 17:13

Një zjarri i fuqishëm ka përfshirë një restorant në zonën e Udënishtit në Pogradec mesditën e së shtunës, duke shkrumbuar totalisht kuzhinën e tij.

Pavarësisht shkatërrimit të pjesës më të madhe të restorantit, reshjet e shiut dhe ndërhyrja në kohën e zjarrfikësve kanë mundësuar shpëtimin e pjesës tjetër të godinës.

Shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një problem në kabinën elektrike të zonës. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe ka kërcënuar disa godina të tjera dhe një pikë karburanti, por shiu i rënë gjatë ditës ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve.

Një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit dhe për të siguruar që të merren masa të mëtejshme kundër zjarreve do të vijojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit