Rrezik për jetën në Korçë, kapaku i depozitës bie me forcë në mes të rrugës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.08.2025, 16:19

Moti i keq i ditës së sotme ka sjellë një incident të rrezikshëm në Korçë. Një kapak depozite është shkëputur nga tarraca dhe ka rënë me shpejtësi në tokë, duke u përplasur me zhurmë të fortë dhe duke krijuar panik tek banorët e zonës.

Sipas dëshmitarëve, përplasja ka qenë aq e fortë sa që, nëse në atë moment do të kishte kaluar ndonjë qytetar, pasojat do të ishin fatale.

Edhe pse fatmirësisht nuk ka të lënduar, ngjarja ka nxjerrë në pah rrezikun që sjell mungesa e sigurisë në elementë të tillë urbanë, sidomos në kushte moti të paqëndrueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit