Reshjet e shumta të shiut, që kanë vazhduar për më shumë se një orë, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Vlorës.
Rrugët kryesore të qytetit, përfshirë lagjen "Pavarësia", zonën e Skelës, lagjen "29 Nëntori", dhe bulevardin "Ismail Qemali", janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke shkaktuar pengesa për qytetarët.
Qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se situata e përmbytjeve po përsëritet si në dimër ashtu edhe në verë pasi bashkia s’merr masa për pastrimin dhe hapjen e kanalizimeve.
Në shumë banesa shiu i sotëm ka hyrë brenda duke shkaktuar edhe dëme pasi bashkia s’ka marrë asnjë paraprake edhe pse stuhia ishte paralajmëruar disa ditë më para.
Ndërkohë, qytetarët janë larguar nga plazhi, duke shmangur zonat e prekura nga reshjet e dendura.