Stuhia zbulon ‘fytyrën e vërtetë’ të Portit Vlorë, i gjithë shiu futet brenda

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.08.2025, 14:27

Reshjet e dendura ditën e sotme nuk kanë sjellë vetëm bllokime rrugësh e ndërprerje të energjisë elektrike, por kanë nxjerrë zbuluar edhe problemet e mëdha të infrastrukturës në Portin e Vlorës. Godina kryesore, që duhet të ishte pika e parë e mirëseardhjes për udhëtarët dhe turistët, është shndërruar në një arenë rrjedhjesh dhe përmbytjesh të brendshme.

Uji i shiut depërton lehtësisht nga çatitë dhe hapësirat e amortizuara, duke përmbytur korridoret dhe sallat ku kalojnë dhe qëndrojnë në pritje pasagjerët. Në vend që të ofrojë siguri dhe standard, porti po tregon “fytyrën e tij të vërtetë” muret e njomura, dyshemeja që nuk i reziston dot reshjeve dhe një pamje e cila lë shumë për të dëshiruar.

Kjo situatë tregon dhe njëherë mangësitë e qytetit. Vlora e cila synon të shfaqet si një destinacion i denjë por porti i saj tregon të kundërtën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit