Stuhia shkakton trafik ajror në aeroport, avionët ulen me shpejtësi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.08.2025, 12:39

Për shkak të motit të keq dhe stuhisë që po afrohet, Aeroporti "Nënë Tereza" po përballet me një trafik të jashtëzakonshëm ajrorë pasi avionët janë duke u munduar të ulen sa më shpejt.

Qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se 7 avionë janë ulur njëri pas tjetrit, një pamje e pazakontë që tregon se moti do të jetë shumë i keq sot.

Ndërkohë një avion i LOT Air nuk ka mundur të zbresë për shkak të erës së fortë pavarësisht manovrave të shumta të pilotit.

Të gjithë udhëtarët dhe ata që janë duke udhëtuar përmes aeroportit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të informohen për çdo ndryshim të mundshëm në fluturime.

Ndërkohë e njëjta thirrje shërben edhe për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet përgjatë stuhisë dhe të qëndrojnë të sigurtë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit