De-stabilizohet furnizimi me ujë në këto zona të Prishtinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.08.2025, 11:09

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është çrregulluar furnizimi me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Arsye e pamundësisë për t’u furnizuar me rregull me ujë është shpenzimi enorm i ujit në shumë zona.

Për shkak të kësaj, kapacitetet në rezervuar janë të limituara, ndonëse trajtimi i ujit po bëhet me kapacitet të plotë.

Prandaj, konsumatorët e lagjes Mati 1 në tërësi, disa pjesë të Bregut të Diellit, në Zllatar dhe në pikat e larta do të kenë probleme me furnizim me ujë.

“Furnizimi pritet të stabilizohet nesër” thuhet në njoftimin e KRU-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit