Skema e mashtrimit të “Bazz Brand Store”, vajza porositi çantë dhe i sollën xhinse të përdorura

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.08.2025, 11:12

Mashtrimet e faqeve online po shndërrohen në një problem shqetësues për qytetarët shqiptarë. Pas reklamave tërheqëse dhe ofertave “të majme”, shumë njerëz po bien pre e abuzimeve të organizuara nga persona të papërgjegjshëm që fshihen pas dyqaneve virtuale.

Një vajzë i është drejtuar redaksisë sonë duke denoncuar faqen “Bazz Brand Store”. Ajo kishte porositur një çantë me vlerë 4800 lekë, por në vend të produktit të kërkuar, asaj i erdhi në derë një palë xhinse madje të përdorura.

Pas kontaktit me faqen e cila për një kohë nuk i ktheu përgjigje, vajza i kontaktoi duke i thënë se do t’i nxjerri te JOQ dhe pikërisht pas kësaj erdhi përgjigja “kishte ndodhur një ngatërresë” dhe se gjithçka do të rregullohej. Por në këtë moment, ‘dyqani’ mbylli adresën, ndërsa numri i korrierit rezultoi i pavlefshëm.

Sipas saj, kjo është një skemë e pastër mashtrimi: porosia bëhet, pagesa merret, e më pas faqja zhduket pa lënë gjurmë.

Ky rast është një tjetër sinjal alarmi për qytetarët, të cilët duhet të tregojnë kujdes dhe të mos kenë besim të verbër tek faqet e panjohura online, pavarësisht se çfarë reklamohet.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje JOQ, Doja të denoncoja një mashtrim për blerjet online. Tani është bërë gjë e zakonshme, por gjynah që të tjerët të mos e peshojnë nga ajo faqe. Porosita një çantë, por më solli xhinse të përdorura 😂. Pas kësaj, faqja mbylli Instagram-in për disa ditë dhe numri i korrierit nuk më dilte më. Mendoj se bëhet fjalë për një faqe mashtrimi, e cila nuk ka lidhje me postën fare, sepse edhe numri që më mori në telefon rezultoi i fikur gjatë gjithë kohës që faqja ishte e mbyllur. Mbase ata gënjejnë disa njerëz, mbyllin faqen për të humbur gjurmët dhe, pasi kalon një kohë, e hapin përsëri dhe vazhdojnë me mashtrimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit