Shkrumbohen vreshta e ullinjë në Vajzë të Vlorës, qytetari shuan zjarrin me shkurre

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.08.2025, 10:45

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme fshatin Vajzë në Vlorë.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me vreshta dhe ullinj, të cilat përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave për familjet e zonës.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo ka shpërthyer për shkaqe natyrore dhe nëse forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje por në pamjet e dërguara shihen banorët e zonës të cilët luftojnë flakët me shkurre në dorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit