Uji në Selitën e Vogël shkon vetëm 15 minuta në ditë, banorët në krizë: Kërkojnë minimumin jetik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.08.2025, 10:39

Banorët e lagjes "Selitë e Vogël" në Tiranë përballen prej tre muajsh me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Sipas tyre, uji ose vjen vetëm për 10-15 minuta në ditë, ose edhe më rrallë, një herë në dy ditë.

Pavarësisht ankesave të shumta drejtuar UKT-së dhe Bashkisë së Tiranës, përgjigje nuk kanë marrë, ndërsa situata mbetet alarmante dhe katastrofike.

Banorët kërkojnë një furnizim minimal jetik për të përmbushur nevojat bazë të tyre.

Gjithashtu, ata denoncojnë se faturat e ujit janë të larta, edhe pse konsumi i tyre është minimal dhe ngjan më shumë si për një lavazh sesa për përdorim familjar.

Në video shihet qartë sasia e ujit që rrjedh në rubinet për vetëm pak minuta në ditë, duke reflektuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen banorët.

Banorët presin ndërhyrje urgjente nga Ujësjellësi i Tiranës për zgjidhjen e kësaj situate pasi faturat e ujit i paguajnë rregullisht.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Duke qene nje nga portalet me serioze,me koherente dhe me realiste, a mund te parashtrojme nje problematike me furnizimin me uje te pijshem dhe nje video te shkurter. Shpresojme dhe besojme ne seriozitetin tuaj.

Faleminderit!

Jemi banore ne lagjen"Selite e Vogel"Tirane. Kemi 3 muaj qe nuk furnizohemi me uje te pijshem,ose vjen vetem 15 minuta ne dite,ose nje here ne 2 dite. Kemi rezauruar te gjitha ankesat ne UKT dhe Bashkine e Qytetit,por shume here nuk na pergjigjen,e gjendja vazhdon te jete tejet alarmante dhe katastrofike. Kerkojme nje minimum jetik per te jetuar.

Edhe pse nuk furnizohemi me uje faturat jane sikur jemi lavazh e jo familje qe konsumojne vetem 2 bidona uje nga ujesjellesi.

Kjo eshte sasia e ujit qe rrjedh vetem 10-15 minuta ne dite. Ndjese per shqetesimin dhe respekt per cdo kronike dhe shqetesim tonin qe percillni,si zeri e se vertetes. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit