Kaos në qendrën shëndetësore të Kamzës: “Një mjek për gjithë zonën, 1 orë në radhë për të matur tensionin”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.08.2025, 08:42

Një qytetare nga Kamza ka denoncuar pranë redaksisë sonë një situatë të paprecedentë, e cila dëshmon degradimin e shërbimit shëndetësor publik. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës shëndetësore Kamëz , ku ajo ishte drejtuar për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, por në vend të trajtimit, është përballur me kaos e pritje të pafund.

Në institucionin ku çdo qytetar duhet të gjejë ndihmën e parë, rezulton se shërbimi kryhet vetëm nga një mjek i vetëm. Ky mjek, i vendosur përballë qindra pacientëve çdo ditë, duhet të mbajë mbi shpatulla gjithë barrën e shëndetit të qytetarëve.

Denoncuesja tregon se kur shkoi në qendër, recepsioni ishte bosh dhe për një veprim elementar si matja e tensionit, iu desh të priste mbi një orë.

Situata ngre një pyetje të madhe: çfarë do të ndodhte nëse në të njëjtën kohë do të paraqiteshin dy apo më shumë raste urgjente? Si do të mund t’i përballonte një mjek i vetëm të gjitha emergjencat?

Një realitet i hidhur, që tregon edhe një herë se shëndeti publik në Shqipëri mbetet një sistem i braktisur, ku qytetarët paguajnë taksa por përballen me boshllëk e indiferencë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit