Makina në Tiranë, gjoba në Tepelenë: GPS-i demaskon gjobat fantazmë të policisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.08.2025, 23:02

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një rast flagrant të vendosjes së gjobave të padrejta. Ai rrëfen se është ndëshkuar me një gjobë në vlerën 1000 lekë (plus 100 lekë komision), me pretendimin se mjeti i tij ka kryer shkelje në qytetin e Tepelenës, më datë 26 gusht 2025, ora 22:07.

Por, sipas të dhënave të siguruara nga GPS-i i makinës, rezulton se automjeti në atë moment ndodhej krejtësisht në një tjetër vend, në zonën pranë QTU-së në Tiranë. Pamjet nga aplikacioni i navigimit tregojnë qartë pozicionin e saktë të mjetit në atë orar, duke hedhur poshtë pretendimet e vendosjes së gjobës.

Qytetari shprehet:

“Po na vendosen gjoba pa qenë fare në ato vende. Konkretisht, gjoba është vendosur gabimisht, pasi mund ta vërtetoj me të dhëna nga GPS-i që makina nuk ka qenë fare në Tepelenë. Pres që ky gabim të korrigjohet.”

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët denoncojnë gjoba të tilla “fantazmë”, ku automjetet rezultojnë në një vend tjetër nga ai që shënohet në fletë-gjobë.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh, pasi jo vetëm rëndon financiarisht qytetarët, por cenon edhe besimin tek institucionet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit