‘Banda e 15-vjeçarëve’ bën kërdinë në Pogradec, të riut i ‘çanë’ lëkurën për t’i marrë varsen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.08.2025, 21:17

Një situatë e paprecedentë raportohet mes adoleshentëve në Pogradec, të cilët prej kohësh po përjetojnë frikë dhe momente tmerri në rrugët e qytetit, nga e ashtëquajtura “Banda e 15-vjeçarëve”.

Një grup djemsh problematikë, të cilët janë përjashtuar dhe nga shkolla, mblidhen bashkë dhe sulmojnë fëmijët duke i kërcënuar me thika dhe mjete të ftohta. Sipas denoncimeve të qytetarëve pranë redaksisë sonë, 15-vjeçarët u kërkojnë bashkëmoshatarëve para në formën e gjobës, ose u grabisin sendet me vlerë në kërcënim e sipër.

Rasti i fundit ka ndodhur sot me vëllain e një vajze. Kjo e fundit tregon se “banda” e drejtuar nga 15 vjeçar A. Abrashi, e sulmuan vëllain e saj, duke tentuar që t’i marrin varsen që kishte në qafë. Në përleshje e sipër ata i kanë lënë djaloshit disa të çara në qafë.

Komisariati i Pogradecit nuk po merr masa për këta mostra të cilët i zenë fëmijët nëpër cepa pallatesh dhe u kërkojnë lekë,” thotë vajza.

Ky nuk është rasti i parë që Policia e Pogradecit akuzohet nga qytetarët për mosveprime ndaj personave problematikë në qytet. Kujtojmë këtu rastin tragjik të vrasjes së Egli Progës, për të cilin policia deklaroi se humbi jetën pasi u rrëzua nga dehja.

Autori Denis Meçe u la i lirë për orë të tëra, deri kur shkoi vetë në duart e policisë, nën shoqërinë e avokatit të tij.

Policia duhet të marrë masa për këtë bandë të re plaçkitësish, të cilët janë shëndrruar në tmerrin e adoleshentëve.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Dua të bëj denoncim se çfarë po ndodh në Pogradec. Sot kanë dhunuar vëllain tim një grup rreth moshës 15-vjeç, të cilët kanë dashur që t’i marrin varsen. Këta persona ju dalin të gjithë fëmijëve dhe ky nuk është rasti i parë.

Komisariati i Pogradecit nuk po merr masa për këta mostra, të cilët i zënë fëmijët nëpër cepa pallatesh dhe u kërkojnë lekë. I kanë dalë duke e kërcënuar me mjete të ftohta, i di emrat e tyre dhe janë të përjashtuar nga shkolla.

Këta kanë një strategji të vetme! Iu sulën vëllait me fjalët “përse na ke sharë?”, ndërkohë që vëllai nuk i njihte fare. A. Abrashi është ai kryesori që mbledh grupin dhe i dërgon te fëmijët. 15-vjeçarë janë. Ish-nxënës i shkollës Muhamer dhe Esat Minarolli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit