Një qytetar nga Lushnja ka denoncuar përmes një mesazhi dërguar JOQ Albania gjendjen alarmante të furnizimit me ujë në këtë qytet.
Ai shprehet se, ndonëse paguan rregullisht faturat për ujë të pijshëm, uji që del nga rubinetat është i papërdorshëm dhe me ngjyrë të zezë.
Ai thotë se për shkak të këtij uji me gëlqere e kripëra, po u shkatërrohen edhe hidrosanitaret që mezi i ka blerë.
Qytetari ka ndarë edhe pamje që tregojnë dëmet e shkaktuara nga cilësia e dobët e ujit, si dhe përkeqësimin e situatës nga dita në ditë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për garantimin e një shërbimi bazë dhe jetik siç është uji i pijshëm.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje JOQ. gjithmon i njejti problem ne Lushnjë ndërkohe qe faturohemi per uje te pishem nga ujësjellësi gjendja esht katastrofë. Ketu duket dhe sesi shkatërrohen hidrosanitaret nga gelqerja dhe kriperat, nderkohe uji vjen ne rubinet sterr i zi