Pavarësisht premtimeve për libra falas për të gjithë nxënësit, realiteti në këtë fillim viti shkollor tregon një tjetër pamje të trishtë për arsimin shqiptar.
Prindërit e nxënësve të klasave të 4-ta në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Vlorë denoncojnë gjendjen skandaloze të librave të shpërndarë falas nga shteti.
Sipas tyre, librat janë të grisur, të shkruar e plotësuar, në disa raste të papërdorshëm, dhe për ironi, janë prezantuar si “tekste të përzgjedhura nga mësuesja për nxënësit ekselentë”.
Për më tepër, librat bazë si Gjuha Shqipe dhe Matematika, që duhet të ishin pjesë e paketës falas, u kërkohen prindërve të blihen me shpenzimet e tyre.
Ndërkohë që kjo shkollë mban emrin e një prej figurave më të mëdha të historisë shqiptare, Ismail Qemalit, situata e infrastrukturës dhe e materialeve mësimore lë shumë për të dëshiruar.
Prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe reagim urgjent nga Zyra Arsimore Vendore Vlorë dhe Ministria e Arsimit.
Denoncimi i prindit:
“Pershendetje joq, ju lutem postojeni si mundet ky shtet te thote librat falas kur librat jan ne kete gjendje si ne foto dhe te mendosh qe gjuha shqipe dhe matematika duhet blere nga ne prindrit . Po gjithandej jane te vizatuar, keta libra qe te nisa une jane gjasme libra te super zgjedhur nga mesuesja per nxenese ekselente klasa 4
Behet fjal per shkollen Ismail Qemali Vlore, te mendosh emrin e shkolles dhe gjendjen ku jemi per te ardhur keq mjeeeeeer ne ku po jetojm. Gjuhen shqipe dhe matemtiken nuk e kemi marr fare si liber do i blejm vet”
