Aksident tragjik në aksin Rrogozhinë–Kavajë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.08.2025, 15:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë–Kavajë. Një automjet ka përplasur këmbësorin M. H., 83 vjeç, i cili, për shkak të plagëve të marra, nuk ka mundur t’i mbijetojë dot dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë nga policia në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Kavajë/Informacion paraprak:

Rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi R. M, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit