Kryeministri ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike, ndonëse për herë të parë ka marrë përkrahjen e një numri qytetarësh, duket se vazhdon ti ndaj lokalet në të njerkës dhe të nënës.
Disa qytetarë denoncojnë praktikat selektive të këtij aksioni para të cilit të gjithë duhet të ishin të barabartë. Ndërhyrjet për prishjen e objekteve pa leje duket se po kryhen vetëm në raste të caktuara, ndërsa disa biznese me lidhje me pushtetin vazhdojnë të shfrytëzojnë hapësirat publike pa leje.
Sipas një denoncimi të bërë në zonën e Square 21, të gjitha hapësirat publike janë liruar, përveç “Lior Lounge”, i cili ka mbetur i paprekur. Qytetari ngre pyetjen A ka paguar më shumë se të tjerët? Apo ndoshta është i lidhur me strukturat shtetërore dhe hyn tek ata që ligji nuk i prek?
Denoncimi:
“Përshëndetje JOQ!
Jam plotësisht dakord me vendimin e Ramës për lirimin e hapësirave publike dhe heqjen e tendave apo ndërtimeve pa leje. Unë jam banor tek Square 21 dhe brenda 2-3 javësh u hoqën të gjitha, njësoj edhe tek Delijorgji, ashtu edhe përgjatë gjithë rrugës së Kavajës.
Por çudia e madhe është se vetëm një lokal ka mbetur “i paprekshëm”: Lior Lounge. Pse ky nuk i heq? A ka paguar më shumë se të tjerët? Apo ndoshta është “punonjës shteti” dhe hyn tek ata që nuk i prek ligji?
Nëse rregulli vlen për të gjithë, atëherë duhet të vlejë edhe për këtë! Përndryshe nuk jemi më shtet, por llotari: kush kapet e kush jo. Shyqyr që jemi “të gjithë të barabartë përpara ligjit”, veçse disa qenkan më të barabartë se të tjerët!”