QMK: Zjarret në Komunën e Zhelinës janë shuar plotësisht

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.08.2025, 13:52

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali ka njoftuar se zjarret që përfshinë pjesë të fshatrave Merovë dhe Cerovë janë shuar plotësisht.

Në një deklaratë para mediave, ai përveç që ka falënderuar ekipet që ndihmuan në shuarjen e zjarrit, gjithashtu ka apeluar te qytetarët për më shumë kujdes.

“Shprehim mirënjohje të sinqertë për ekipet e zjarrfikësve të Tetovës për profesionalizmin, përkushtimin dhe ndërhyrjen e tyre të menjëhershme. Apelojmë deri te të gjithë qytetarët për më shumë kujdes dhe sjellje të përgjegjshme, me qëllim ruajtjen e natyrës dhe sigurimin e një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë”, tha Ali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit