Mori vesh se ishte martuar pasi e refuzoi dhe s’i bëri letrat, Glori kërcënon dhe shantazhon 23-vjeçaren

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.08.2025, 12:35

Një 23-vjeçare po përballet me një situatë që vitet e fundit ka çuar shumë gra drejt fatalitetit. E martuar dhe nënë e një djali vetëm një muajsh, e gjendur e pafuqishme dhe e lënë pas dore nga Policia e Shtetit, vajza i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të treguar rastin e saj.

Sipas saj, para se të njihte bashkëshortin aktual nga Shkodra, kishte komunikuar vetëm një herë me një djalë në TikTok, i cili i kërkoi një lidhje por ajo refuzoi. Në këtë çast Glori i kërkoi ti bënte dokumentacionin grek, pasi e reja posedon letra greke, por sërish mori një refuzim dhe nga ky moment u shkëput çdo kontakt.

Pas ndërprerjes së komunikimit, vajza ka vazhduar jetën e saj duke krijuar familjen. Por lajmi duket se ka arritur tek Glori, i cili ka reaguar duke e kërcënuar dhe ofenduar jo vetëm vajzën, por edhe bashkëshortin e saj të cilit i thotë se “E ke gruan k***ë, e kam q*** unë” e shumë e shumë shpifje të tjera të dokumentuara në videon më lart.

Vajza tregon se shpifjet dhe kërcënimet e Glorit e kanë çuar në gjendje depresive, duke përfunduar në spitalin e Shkodrës. Ajo kërkon që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme, të ndalojnë këtë sjellje dhe ta vendosin Glorin përpara drejtësisë.

Vajza shprehet se bashkëshorti i saj nuk e beson këtë mostër i cili as vet nuk e di ç’kërkon por kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Policia e Shtetit pasi rasti mund të marri përmasa të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit