Një qytetar emigrant që ka ardhur për pushime në vendlindje ka ngritur alarmin për gjendjen skandaloze të rrugës që të çon në fshatin Shkallë, Njësia Administrative Xibër, vetëm pak metra larg rrugës së Arbrit.
Sipas denoncimit të bërë pranë redaksisë sonë, rruga është në gjendje të mjerueshme dhe e pakalueshme me automjet, duke i detyruar banorët dhe vizitorët të braktisin makinat në mes të rrugës për të vazhduar më këmbë.
Ai thotë se rruga është skandaloze dhe askush nuk kujtohet nëse jetojnë njerëz në këto fshatra dhe se për mirëqenien e tyre duhen marrë masa.
Fshati Shkallë ndodhet pranë Xibër-Hanës dhe afër rrugës së Arbrit, një aks që supozohej të ishte shpresë për zhvillimin e zonës. Por për banorët, realiteti është i zymtë.
Qytetari apelon që Bashkia Klos dhe strukturat përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht për të rikthyer rrugën në gjendje normale.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Ju lutem postojeni, Jam nje emigrant qe kam ardhe ne vendlindje per te vizituar te afermit e mi, ku rruga eshte skandaloze dhe ne gjendje te mjerueshme per te kaluar ku detyrohemi te leme makinat ne mes te rruges dhe pastaj te vazhdojme rrugen ne kembe. Rruga ndodhet ne Fshatin Shkalle te Njesise Administrative Xiber, Bashkia Klos shume prane rruges se Arbrit qe lidhe edhe Fshatin tjeter Xiber Hane.
Nga ana e strukturave perkatese te kesaj Bashkie nuk eshte marre asnje mase per nderhyrje dhe riparime pasi nuk i bie ndermend kujt a jetojne njerez ne keto Fshatra. Eshte per te ardhur keq ne ca gjendje i kane lene keto rruge gje te cilen ua veshtireson jeten ketyre banoreve.
Ju bej apel strukturave te kesaj Bashkie per nderhyrje sa me te shpejt qe rruga te behet ne gjendje normale per te kaluar. Kjo eshte shqiperia ku pretendojme per 2030! Ju faleminderit!Anonim ju lutem.