Koha e turshive – rritet çmimi i specave në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.08.2025, 18:00

Deri në 1 euro e gjysmë këtë vit qytetaret do të paguajnë për blerjen e specave për turshi

Sipas shitësve rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e thatësirave dhe kushteve klimatike në vend.

Shitësi Riza Krasniqi tha se këtë vit çmimi është më i lartë se vitin e kaluar.

Sipas tij, kilogrami i specave aktualisht shitet nga 1 euro e 30 deri në 1 euro e 50 centë, ndërsa vitin e kaluar çmimi ishte rreth 1 euro.

Krasniqi shtoi se megjithëse ka interesim nga blerësit, periudha kryesore e shitjeve pritet të nisë në shtator.

“Momentalisht çmimet variojnë prej 1 euro e 30 deri në 1 euro e 50 centë. Sivjet janë më të shtrenjtë. Interesim ka, por sezoni i turshive fillon nga shtatori. Vjet ishin 1 euro, sivjet 1 euro e 50 centë. Nuk besoj se do të ulen, sepse kushtet atmosferike kanë ndikuar”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit