Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka njoftuar se nga data 31 gusht deri më 5 shtator 2025 do të zhvillojë ushtrimin fushor “Ujku shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë.
Gjatë kësaj periudhe priten lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së drejt rajonit të Gjakovës, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe Poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.