Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri për muajin korrik 2025. Sipas raportit, janë regjistruar 131 aksidente, me 194 persona të përfshirë (të vrarë dhe të plagosur). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve ka shënuar një ulje prej 15 rastesh por duhet përmendur se në korrik 2024 u regjistruan 146 aksidente me 191 persona, të vdekur dhe të plagosur.
Ndërkohë situata mbetet shqetësuese, pasi vetëm gjatë muajit gusht 2025, që ende s’ka mbaruar, janë shënuar 13 viktima nga aksidentet, çka e rëndon bilancin e këtij viti.
Për të bërë një krahasim, gjatë gjithë vitit 2024 janë regjistruar 175 viktima nga aksidentet rrugore.
Për periudhën janar–korrik 2025, INSTAT raporton një ulje me 16% të aksidenteve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në 89.3% të rasteve, shkaktar kryesor i aksidenteve është sjellja e gabuar e drejtuesve të mjeteve. Grupi më problematik rezulton ai 25-34 vjeç, që ka shkaktuar 28.2% të aksidentevenë total.
Referuar të dhënave zyrtare, dita më problematike rezulton e marta, me 19.8% të aksidenteve dhe dita më e qetë epremtja, me vetëm 9.2% të ngjarjeve. Orari më i rrezikshëm konsideroher ai mes 08:00–12:00, kur ndodhin 28.2% e aksidenteve.