Ekzekutoi 61-vjeçarin pas një konflikti pronësie, autori vetëdorëzohet pas disa orësh në polici

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.08.2025, 09:26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku mbrëmjen e së enjtes një konflikt i vjetër mes dy kushërinjve ka përfunduar në tragjedi.

Viktima është 61-vjeçari Piro Prroni, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga kushëriri i tij, Ndoc Maçaj, 58 vjeç. Ky i fundit fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh u vetëdorëzua pranë Policisë së Shkodrës, duke dorëzuar edhe armën e krimit.

Sipas burimeve, sherri mes tyre për konflikte pronësie ka nisur kohë më parë, ndërsa ditën e djeshme duket se situata ka agravuar duke sjell dhe krimin e rëndë . Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë arrestuar Maçajn për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan dy gëzhoja pistolete si dhe dy mjete prerëse, një thikë dhe një kmesë.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit