‘Lulëzojnë’ plehrat në Malësinë e Benet Becit, Bajza mbytet nga era e rëndë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.08.2025, 09:16

Situata alarmante e plehrave në të gjithë Shqipërinë po kthehet në një problem të përditshëm, ndërkohë që bashkitë përkatëse duket sikur nuk ekzistojnë.

Një emigrant i kthyer në fshatin e tij në Bajzë të Malësisë së Madhe është përballur me një realitet të zymtë. Në vend që të shijonte vendlindjen, ai ka parë vetëm pirgje plehrash të shpërndara kudo. “Qarku i Shkodrës po lulëzon”, është slogani i përsëritur nga kryebashkiaku Benet Beci gjatë fushatës , por pamjet nga Bajza tregojnë një Shqipëri krejt tjetër: kazanë të mbushur, rrugë të mbuluara nga mbeturinat dhe një erë e rëndë që e bën të padurueshëm jetesën.

Qytetari ngre alarmin për një gjendje që, sipas tij, nuk është vetëm problem estetik, por një rrezik serioz shëndetësor. Plehrat, që duket sikur nuk janë prekur prej muajsh nga shërbimet e pastrimit, po kthehen në një vatër infeksioni që mund të kërcënojë sidomos fëmijët dhe të moshuarit.

Ndërkohë, kryebashkiaku Beci, që flet për zhvillim, investime dhe turizëm, nuk duket se ka shumë mendje se ç’po ndodh në terren. Një shëtitje e thjeshtë në Bajzë është e mjaftueshme për të kuptuar kontrastin mes propagandës politike dhe realitetit të hidhur. Në vend që të tërheqë vizitorë, situata e plehrave po largon emigrantët që rikthehen me mall në vendlindje, vetëm për t’u zhgënjyer.

Nëse Shkodra e Benet Becit po “lulëzon”, atëherë qytetarët kanë të drejtë të pyesin: a është ky lulëzimi i premtuar, mes kazanëve të plehrave e erës së rëndë që mbulon fshatrat?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit