Sulmohet autobusi i tifozëve polakë të Jagiellonia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.08.2025, 01:13

Pas përfundimit të ndeshjes mes Dinamo City dhe ekipit polak Jagiellonia, e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes tek “Arena Kombëtare”, situata në kryeqytet ka degjeneruar në përplasje dhe akte dhune.

Fillimisht, në afërsi të stadiumit, një nga huliganët polakë u dhunua nga një grup tifozësh shqiptarë. Personi në fjalë u identifikua si njëri nga tifozët që disa orë më parë ishte filmuar duke përdhosur bustin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin qendror të Tiranës. Pamjet e veprimit të turpshëm shkaktuan zemërim të madh në rrjetet sociale dhe reagime të ashpra nga qytetarët.

Ndërkohë, pamje të tjera kanë mbërritur në redaksinë tonë ku shihet autobusi i tifozëve të Jagiellonias teksa sulmohet nga një grup tifozësh shqiptarë në afërsi të Rinasit. Nga videoja dëgjohen thirrje të shumta dhe tension i madh mes palëve, ndërsa situata është përshkallëzuar dukshëm, ku është nevojitur edhe prania e forcave të shumta të rendit.

Kujtojmë se më herët JOQ Albania publikoi pamjet ku huliganët polakë kryenin gjeste të pahijshme poshtë bustit të Skënderbeut dhe valëvitnin një flamur me mbishkrimin provokues “Kosova është Serbi”. Po ashtu, u raportua se kjo tifozeri është e njohur prej kohësh për kore raciste dhe këngë të tipit “Vritini Shqiptarët”, ndërsa përshkruhen si grupe radikale pro-serbe.

Ndeshja e vlefshme për Play-Off e Ligës së Konferencave përfundoi me rezultatin 1-1. Pavarësisht barazimit, skuadra shqiptare u eliminua për shkak të humbjes 3-0 në ndeshjen e parë në Poloni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit