Dhunohet huligani polak që përdhosi bustin e Skënderbeut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.08.2025, 00:35

Pas përfundimit të ndeshjes mes Dinamo City dhe ekipit polak Jagiellonia, e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes tek “Arena Kombëtare”, në afërsi të stadiumit ka ndodhur një incident ku një nga huliganët polakë është dhunuar nga një grup tifozësh shqiptarë.

Personi në fjalë identifikohet si njëri nga tifozët që disa orë më parë u filmua duke përdhosur bustin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin qendror të Tiranës.

Kujtojmë se më herët JOQ Albania publikoi pamjet e turmës së tifozëve polakë, të cilët kryenin gjeste të turpshme poshtë bustit të Skënderbeut dhe valëvitnin një flamur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Gjithashtu, qytetarë të shumtë denoncuan se tifozeria e Jagiellonias është e njohur për kore të tipit “Vritini Shqiptarët”, ndërsa janë përshkruar si huliganë radikalë pro-serbë.

Ndërkohë, ndeshja e vlefshme për Play-Off e Ligës së Konferencave përfundoi me rezultatin 1-1. Pavarësisht barazimit, skuadra shqiptare u eliminua për shkak të humbjes 3-0 në ndeshjen e parë në Poloni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit