Erdhi nga Gjermania për pushime, vajzës i bie portofoli: I lutem zonjës që e mori, ta kthejë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.08.2025, 22:28

Një episod i pakëndshëm është raportuar sot në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Një nënë ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video dhe një mesazh, ku rrëfen se vajzës së saj i është marrë një shumë e konsiderueshme parash në mënyrë të padrejtë.

Sipas denoncimit, vajza kishte ardhur nga Gjermania vetëm disa orë më parë për të kaluar pushimet në Shqipëri. Teksa luante me motrën e saj në një park lodrash, portofoli i saj ra nga çanta e saj, që e kishte harruar aksidentalisht hapur. Brenda ndodheshin plot 1050 euro, të cilat vajza i kishte marrë për t’i shkëmbyer në lekë shqiptare.

Sipas denoncueses, portofoli u gjet fillimisht nga një vajzë e vogël 6-vjeçare, e cila ia dorëzoi nënës së saj. Por menjëherë pas këtij momenti, një grua e moshuar iu afrua, ia mori dhe deklaroi se portofoli ishte i saj. Madje, edhe dy turiste ruse që ndodheshin aty pranë treguan me saktësi se kush ishte personi që e mori portofolin.

Nëna i bën apel gruas që e ka marrë të reflektojë dhe t’i kthejë paratë, pasi sipas saj, vajza ka punuar me shumë mund për t’i mbledhur ato, vetëm që të shijonte disa ditë pushime në vendlindje.

Denoncimi i plotë i saj:

“Përshëndetje JOQ! Unë jam nëna e dy vajzave që po shihni duke luajtur në rrëshqitësen e një parku në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, pranë restorantit “Te Xhabarka”.

Gjatë lojës, vajza ime e madhe kishte harruar të mbyllte çantën dhe siç shihet edhe në video, portofoli i saj ra. Brenda kishte 1050 €, të cilat i kishte marrë me vete për t’i kthyer në lekë shqiptare. Vajza ime ka ardhur sot nga Gjermania, rreth orës 18:30.

Në video shihet qartë personi që e ka marrë portofolin. Dy turiste ruse na treguan me saktësi se kush e mori. Madje, një vajzë e vogël 6-vjeçare e gjeti portofolin dhe ia dha nënës së saj, por në atë moment një grua e moshuar iu afrua, ia mori dhe tha se ishte i saj.

Ju lutem, ndihmoni të gjendet kjo grua, sepse vajza ime ka punuar me mund për këto para, vetëm që të kalonte disa ditë pushime. I lutem asaj gruaje t’i kthejë paratë.

Faleminderit shumë për ndihmën!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit