Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shkodrës ka marrë një tjetër zhvillim. Viktima është identifikuar si 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Autori i dyshuar i ngjarjes është kushëriri i tij, Ndoc Maçaj, tashmë i shpallur në kërkim nga policia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes palëve ka ekzistuar një konflikt i hershëm prej më shumë se 10 vitesh, i cili ka shpërthyer sërish së fundmi.
Shkak për rikthimin e përplasjes dyshohet të jetë procesi i regjistrimit të tokave që ka nisur kohët e fundit në zonën e Shalës dhe disa njësi të tjera administrative të Shkodrës, duke rindezur tensionet për pronësinë e parcelave.