Tronditet Shkodra, 61-vjeçari ekzekutohet me armë në fshatin Abat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.08.2025, 20:43

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Shkodrën.

Rreth orës 20:00, në fshatin Abat të njësisë Shalë, një 61-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si shtetasi P. P., ndërsa autori i dyshuar, N. M., është shpallur në kërkim.

Policia është vënë menjëherë në lëvizje për kapjen e autorit, ndërsa në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij krimi të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit