Mbyllet papritur tuneli i Llogarasë, trafik kilometrik pa asnjë shpjegim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.08.2025, 17:29

Tuneli i Llogarasë që lidh Dukatin me Palasën është bllokuar ditën e sotme duke shkaktuar trafik të rënduar dhe pritje të gjata për pushuesit e bregdetit të jugut.

Sipas raportimeve, mjetet janë ndalur para hyrjes së tunelit pa asnjë njoftim zyrtar dhe pa praninë e forcave të rendit për të menaxhuar situatën. Qytetarët, mes të cilëve shumë familje me fëmijë të vegjël, shprehen të irrituar nga mungesa e informacionit dhe organizimit.

Tuneli 10 eurosh është bllokuar! Piqemi në diell, nuk ka asnjë polic këtu,” – shkruan një qytetar në denoncimin e dërguar, duke theksuar se askush nuk jep shpjegim për situatën.

Kujtojmë që Tuneli i Llogarasë, i hapur për qarkullim në maj të këtij viti, pritet të qëndrojë pa pagesë deri më 15 shtator, por bllokimi i sotëm pa asnjë lloj paralajmërimi ka shkaktuar kaos te pushuesit të cilët nuk dinë as çfarë po ndodh.

Denoncimi 1:

Pershendetje JOQ, tuneli i Llogarasë është mbyllur papritur sot. Trafiku është bllokuar dhe shumë makina kanë mbetur në pritje. Po ju dërgoj një foto dhe një video te dyja anet jane bllokuar

Denoncimi 2:

Tuneli 10 eurosh bllokohet Piqemi ne diell se ska as polici

Denoncimi 3:

Pershendetje joq mbi 1 ore ne trafik cfare po ndodh ne tynelin e llogaras

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit