G Bani surprizon të burgosurit në Fushë-Krujë, mban koncert brenda burgut

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.08.2025, 14:21

Këngëtari i njohur, G Bani, ka qenë sot i pranishëm në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për personat që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Artisti solli atmosferë ndryshe mes mureve të burgut, duke performuar për të dënuarit, të cilët për një moment lanë pas rutinën e përditshmërisë së tyre.

Ishte vetë G Bani që ndau pamje nga ky aktivitet përmes videove dhe fotove në rrjetet sociale. Në to, ai shfaqet pranë përfaqësuesve të institucionit, por edhe në shoqërinë e mikeshës së tij, Valbona Mhilli, e cila e ka shoqëruar në këtë iniciativë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit