Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA një rast të rëndë mashtrimi me kursin e këmbimit valutor në një pikë Western Union, pranë zonës së Institutit në Tiranë.
Ai ka treguar se përmes kësaj pike këmbimi i ka dërguar 220 euro një të afërmi, i cili i ka tërhequr paratë dje, më 27 gusht 2025. Por, siç tregon denoncuesi, në dokumentin e pagesës figuron data 24 dhe kursi i këmbimit i përdorur është 91.6 lekë për euro, ndërkohë që kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë ka qenë 96.8 lekë për euro.
Qytetari thotë se në këtë pikë këmbimi nuk kishte as tabelë për kursin prandaj e konsideron vjedhje këtë veprim.
Ai apelon për ndërhyrje nga autoritetet përkatëse, për të kontrolluar transparencën e këtyre pikave dhe për të mbrojtur qytetarët nga abuzime të tilla pasi duhet thënë se ky nuk është rasti i parë që qytetarët dalin me humbje nga këto pika këmbimi që e vendosin kursin sipas dëshirës së tyre.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ, i dergova 1 njeriut tim 220€ me western union dhe i ka bere kursin e kembimit me 91.6 dhe ka mar 20.152 lek , ndersa ne Banken e Shqiperise kembimii eshte me 96.8 sot. Cfare vjedhje te hapur bejn keto. Shpendajeni te lutem anonim. Leket i ka mar sot, po data eshte gabim. Nuk kishte tabele fare atje per kembimin. Ndodhet ne insitut. Sa po eshte marre pagesa dhe daten e kane bere 24. Sapo u kthye kusheriri im dhe tha kaq eshte kembimi. Ndersa te Banka Shqiperise eshte ndryshe per kete eshte ankesa ime
