Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Naun Shundi, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të shkurtër, por të vështirë me një sëmundje të rëndë që i rrëmbeu jetën.
Ai ndërroi jetë në QSUT, ku po kurohej pas rikthimit nga Franca. Përballë vështirësive financiare të familjes, Ministria e Shëndetësisë ndërhyri duke marrë përsipër shpenzimet e trajtimit.
Shundi mbetet një ndër emrat më të spikatur të artit shqiptar, me mbi katër dekada krijimtari në skenë e ekran. Ai ka interpretuar mbi 100 role teatrale dhe është shfaqur në rreth 20 filma, duke lënë gjurmë të forta në kujtesën e publikut.
Përveçse aktor dhe regjisor, ai njihej edhe si themelues i teatrit të parë privat në vend, “Zonja eBujtinës”, një hapësirë që shënoi një kthesë në jetën kulturore shqiptare.