Me armën gati për qitje, kush është Aldi Mustafa pjesëtar i grupit të “Rrumit’ që u arrestua dje në Durrës?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.08.2025, 12:06

Operacioni blic i policisë në zonën e Shkozetit, Durrës, ka çuar në pranga Aldi Mustafën, i njohur si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho, apo siç njihet “Rrumi” i Shijakut.

Emri i 39-vjeçarit nuk është i panjohur për blutë e Durrësit. Në prill të vitit 2023 ai i shpëtoi një atentati me tritol të vendosur në automjetin e tij, që u shpërthye me telekomandë nga autorë ende të paidentifikuar. Mustafa doli i padëmtuar, ndërkohë që kjo nuk ishte hera e parë që ai përballej me drejtësinë.

Në shtator 2023 u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërsa në gusht 2021 ishte kapur bashkë me dy persona të tjerë teksa planifikonin një vrasje. Po ashtu, ai ka një dënim me 10 vite burg në Gjermani për “kanosje” dhe “prodhim e shitje të narkotikëve”.

Mustafa ka qenë pjesë e një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit konsiderohej i afërt me”Rrumin” e Shijakut, emër i përfshirë në disa ngjarje kriminale, mes tyre edhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Arrestimi i tij u krye pasi ishte në kërkim për ngjarjen e 13 gushtit, kur në banesën e Ilir Gjeçajt në lagjen nr. 13 të qytetit u vendos një sasi tritoli. Në momentin e kapjes policia i sekuestroi armën të cilën e kishte gati për qitje.

Së bashku me Mustafën, në pranga ka rënë edhe Arbi Haxhiu, një tjetër person me rrezikshmëri të lartë në Durrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit