“Mbeturina dhe erë e rëndë”, kavajsit denoncojnë ndotjen te pallatet sociale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.08.2025, 12:22

Një qytetar, banues në pallatet sociale të Kavajës ka ngritur një shqetësim të madh për nivelin e ndotjes që po përkeqësohet dita-ditës.

Përmes një denoncimi në redaksinë tonë, ai ka treguar se prej kohësh, zona përreth pallatit të tij dhe pallatit ngjitur është mbuluar nga mbeturina, ndërsa një tjetër cisternë e mbushur me ujë të ndotur ka mbetur aty pa u pastruar prej kohësh, duke u kthyer në vatër mushkonjash, ndotjeje dhe rreziku shëndetësor.

Sipas denoncuesit, dikur kjo gropë e ujit të ndotur pastrohej herë pas here me autobot nga ujësjellësi, por tashmë është lënë në mëshirë të fatit, duke bërë që era e rëndë të mos lejojë banorët, e sidomos të moshuarit, të dalin as për të marrë pak ajër të pastër.

Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente nga Bashkia Kavajë dhe institucionet përkatëse, për të garantuar kushte minimale jetese, pastërti dhe dinjitet për komunitetin që jeton në këto banesa sociale.

Denoncimi i qytetarit:

"Përshendetje jeta asht qef. Jam një banor këtij pallati në Kavaje, poshte këtij pallati dhe pallatit tjetër është plot mbeturina kurse tjetra është pa uje dhe vetem plot me mbeturina. Më përpara vinte ujësjellësi që e merrte me bot këtë hale por gjithmone kjo ka mbetur kështu dhe nuk jane marr masa jo vetëm këtu aktualisht por në të gjithe zonën e përreth pallateve sociale. Këtu çdo vere bëhet mushkonja madhe dhe në dimër nga reshjet del nga vendi dhe bëhet me hale. Nuk rrihet as jashte që të dalësh të marrësh pak ajër pasi kemi të moshuar në shtëpi nuk i nxjerr dot për shkak të erës së rënd dhe ndotjes. Anonim rrespekte"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit