Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, ku një 90-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, drejtuesi i mjetit, një 52-vjeçar me inicialet A.M., ka përplasur të moshuarin, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga uniformat blu në komisariat, ku do të kryhen procedurat e mëtejshme ligjore. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Përmet/informacion paraprak:
Rreth orës 09:10, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin S. P., 90 vjeç, gjithashtu banues në Përmet. Për fat të keq, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit