Ura e “5 Majit” vetëm në letër, banorët dhe bizneset në kaos nga trafiku i përditshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.08.2025, 10:55

Pavarësisht përurimit zyrtar të Unazës së Madhe të Tiranës në fund të dhjetorit 2024, një nga segmentet më të rëndësishme për qarkullimin në kryeqytet, ura që duhet të lidhë Unazën me Rrugën “5 Maji”, vazhdon të mbetet vetëm një premtim në letër.

Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania se ura është e bllokuar prej muajsh, me këmbët tashmë të ndërtuara, por pa asnjë shenjë pune për ndërtimin e mëtejshëm apo finalizimin e saj.

Kjo vonesë po krijon një kaos të përditshëm në qarkullim për mijëra qytetarë, sidomos në urat alternative si ajo e Paskuqanit dhe e Babrroit, të cilat tashmë janë tejkapacitetit dhe krijojnë trafik kilometrik. Qytetarët detyrohen të përshkojnë kilometra të panevojshme për të bërë lëvizje të thjeshta brenda qytetit.

Për më tepër, ura në fjalë pritej të shërbente si një arterie kyçe për trafikun ekonomik, duke e lidhur Unazën me Tregun Industrial dhe zonën e Medresesë, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve të transportit dhe punonjësve.

Qytetarët dhe bizneset e zonës i bëjnë thirrje autoriteteve që të japin një shpjegim zyrtar mbi statusin e projektit dhe të publikojnë një afat konkret për përfundimin e punimeve.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje doja te sillja ne vemendje nje shqetesim te perditeshem per nje pjese te madhe te qytetareve te Tiranes dhe jo vetem te saj. Ura e Rrugës 5 Maji – premtim i pambajtur dhe shqetësim për qytetarët dhe bizneset Unaza e Madhe e Tiranës u inagurua dhe u hap pjesa veriore në fund të dhjetorit 2024, por deri tani, në gusht 2025, ura për dalje tek Rruga 5 Maji nuk ka filluar punimet. Këmbët e urës janë vendosur, por nuk shihet aktivitet për lidhjen e saj. Kjo vonesë po rëndon trafikun në urat e tjera, si ajo e Paskuqanit dhe e Babrroit, duke detyruar mijëra qytetarë të humbasin kohë dhe kilometra të panevojshme.

Për më tepër, ura do të çonte direkt në Tregun Industrial më të madh në vend, duke lidhur zonën e Medresesë dhe Rrugës 5 Maji, dhe do të ishte një zgjidhje kyçe për qarkullimin ekonomik dhe logjistik. Kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse transparencë dhe një plan konkret për fillimin dhe përfundimin e punimeve të kësaj ure. Faleminderit nese e postoni, shpresoj ta shikojne personat pergjegjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit