Klementina po lufton me vdekjen, 31-vjeçarja ka nevojë për ndihmën tuaj

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.08.2025, 10:12

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË KLEMENTINËN PËR TË MUNDUR BETEJËN ME SËMUNDJEN QË PO I RREZIKON JETËN TË KONTRIBUOJË NË LINUK E GoFundMe.

Një thirrje që të shkund shpirtin ka mbërritur në redaksinë tonë. Një nënë shqiptare, me lot në sy e me zemër të copëtuar, kërkon ndihmën e të gjithëve për të shpëtuar vajzën e saj vetëm 31-vjeçare, e cila po lufton çdo ditë me vdekjen.

Klementina, një vajzë e re plot ëndrra, sot ndodhet mes jetës dhe vdekjes. Ajo vuan nga diabeti i tipit 1, i cili i ka dëmtuar rëndë veshkat, të cilat funksionojnë vetëm 10%. Shpresa e vetme që ajo të vazhdojë të jetojë është një transplant veshkash që kushton mbi 100 mijë euro, shumë që familja e saj nuk ka asnjë mundësi ta përballojë. Përveç veshkave, sëmundja i ka shkaktuar edhe probleme me shikimin, tension të lartë dhe anemi të theksuar, duke ia bërë betejën gjithnjë e më të vështirë.

Ky transplant jetik mund të realizohet vetëm në UCHealth University of Colorado Hospital në SHBA. Por përpara kësaj sfide të madhe, nëna e saj i drejtohet me lutje gjithë shqiptarëve të ndihmojnë mesa kanë mundësi.

Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, mund të kontribuojë përmes linkut të GoFundMe ose të kontaktojë familjarët në numrin: +355 69 934 1251. Le të bëhemi bashkë, sepse çdo ndihmë, sado e vogël, është një rreze drite që mund t’i shpëtojë jetën Klementinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit