JOQ Group krijon “JOQ Animals” për të gjithë dashamirësit e kafshëve

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 28.08.2025, 09:45

JOQ Group, një nga platformat më të mëdha mediatike në rajon, ka prezantuar sot një risi të veçantë: hapjen e faqes së re “JOQ Animals”, një hapësirë e dedikuar ekskluzivisht për botën e kafshëve.

Prej vitesh, komuniteti i JOQ ka ndarë qindra histori prekëse, mesazhe, thirrje për ndihmë dhe momente gëzimi lidhur me kafshët. Kjo gjë dëshmoi qartë se dashuria e shqiptarëve për kafshët meritonte një vend të veçantë. JOQ Animals do të shërbejë si një platformë ku çdo dashamirës i kafshëve mund të ndajë foto, video, histori, raste të kafshëve të humbura, kërkesa për ndihmë apo thirrje për adoptim.

Ky projekt lindi nga vetë komuniteti: për vite me radhë kanë mbërritur mesazhe të panumërta për kafshët, që nga rastet e vështira e deri te ato që kanë sjellë buzëqeshje. Me JOQ Animals, këto histori marrin më shumë vëmendje dhe një hapësirë të dedikuar.

Faqja do të jetë një urë lidhëse për të ndihmuar kafshët në nevojë dhe për të forcuar kulturën e kujdesit ndaj tyre.

“JOQ Animals” do të jetë e pranishme në Facebook Instagram dhe TikTok, ku çdo ndjekës mund të kontribuojë me përmbajtjen e tij.

Me këtë nismë, JOQ Group tregon edhe një herë se misioni i tij shkon përtej lajmit, denoncimit dhe argëtimit, duke u përqendruar edhe tek kauzat humane e sociale, këtë herë për miqtë tanë të pandarë, kafshët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit