Magjitë ‘shkundin’ shqiptarët, Hoxhë Ahmed Kalaja: “Vendos kamera dhe nxirri te JOQ!”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.08.2025, 09:28

Rastet e shumta të raportuara dhe të denoncuara pranë redaksisë sonë duket se tashmë kanë arritur të tërheqin vëmendjen e gjithkujt madje edhe të atyre që mund të japin një zgjidhje.

Nga nuskat e fshehura pranë banesave e deri tek ato me pasoja fatale , qytetarët kanë dërguar histori tronditëse që tregojnë se fenomeni i magjive është ende shumë i pranishëm në realitetin shqiptar. Kujtojmë rastin e fundit në Shkodër, ku një e moshuar u kap duke hedhur dhè të zi para derës së fqinjës. Prej atij momenti, familja e saj raportoi ngjarje të rënda, mes tyre një aksident me motor ku mbeti i plagosur rëndë vëllai i denoncueses.

Një tjetër episod i bujshëm ishte ai i lopës që ngordhi në çast, pas një magjie të hedhur pranë. Pamjet e publikuara në JOQ tronditën opinionin publik dhe ndezën debat të madh mes qytetarëve.

Këto raste duket se kanë mbërritur edhe në veshët e hoxhë Ahmed Kalasë, imamit të xhamisë “Dine Hoxha”. Teksa lexonte një mesazh mbi një tjetër rast me nuska, përgjigja e tij ishte e prerë: “Vendos kamera dhe nxirri te JOQ, tjetër zgjidhje nuk ka.”

Dhe ndoshta ky është mesazhi më i qartë për të gjithë: errësira humbet forcën vetëm kur nxirret në dritë. Çdo akt i fshehtë, çdo dorë që synon të dëmtojë të tjerët , e ka vendin përballë syve të shoqërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit