Mbushën Anglinë me “mall”, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.08.2025, 08:39

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është shkatërruar pas një hetimi të gjatë të policisë britanike. Vendimet e gjykatës i dënuan anëtarët e bandës me burgime që shkojnë nga 16 muaj deri në 8 vite, duke llogaritur rreth 28 vite heqje lirie në total.

Operacioni, i koduar Operation Young”, zbuloi një skemë të sofistikuar: shtëpi të kthyera në depo droge, makina të përshtatura me hapësira sekrete dhe njerëz të caktuar për çdo hallkë të trafikut.

Në krye të rrjetit qëndronte Saimir Neziraj, i cili menaxhonte linjën e shpërndarjes së kokainës dhe grumbullimin e të ardhurave. Në krah të tij, Edmir Beqiri ruante sasitë e lëndës narkotike në Swindon, ndërsa Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai kryenin shpërndarjen në terren.

Hetimi kulmoi më 1 shkurt 2024, kur policia ndoqi Nezirajn gjatë një udhëtimi drejt Londrës. Në një rrugicë të kryeqytetit ai u takua me Ergys Abdylin, prej të cilit mori një sasi të madhe kokaine. Më pas, droga u rikthye në Swindon dhe iu dorëzua Beqirit për ta ruajtur.

Aksionet e sinkronizuara në Swindon, Derby dhe Londër zbuluan shuma të mëdha parash dhe drogë, ndërsa të gjithë të dyshuarit u vunë në pranga. Në fund, 6 shqiptarët pranuan fajësinë dhe u dënuan si pjesë e këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit