Ka humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit të djeshëm, e ka parë kush gjysh Veledinin?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.08.2025, 08:17

Një i moshuar nga Ballshi, ka humbur kontaktet me familjen prej mëngjesit të së mërkurës.

Bëhet fjalë për Veledin Aliaj, 74 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Ballsh. Sipas familjarëve, ai është larguar nga banesa rreth orës 07:00 të mëngjesit për të shkuar në spitalin e Fierit, pasi nuk ndihej mirë dhe kishte shenja shqetësuese shëndetësore si mpirje krahu dhe familjarët kanë dyshime se mund të ketë pësuar infarkt.

Prej asaj ore, familjarët nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Të afërmit tregojnë se kanë pyetur në spitalet e zonës, por askush me emrin e tij nuk është paraqitur për vizitë.

Policia, u ka thënë të presin deri sot, por ende nuk ka dhënë dokument zyrtar për denoncimin.

Nëse dikush e ka parë për herë të fundit ose ka informacion, familjarët mund të kontaktohen në WhatsApp ose Viber në këtë numër: 0030 6999146000.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit