Arlind ‘bossi’ mashtron shqiptaren në Zvicër: I merr 1000 franga borxh dhe zhduket

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.08.2025, 15:20

Një vajzë shqiptare e cila prej vitesh jeton në Zvicër i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një djalë që e ka mashtruar duke i marrë 1000 franga dhe tani s'i përgjigjet më.

Vajza ka treguar se djali i është prezantuar me emrin Arlind Hyseni dhe për disa muaj rradhazi kanë folur bashkë, madje duke prezantuar edhe familjarët gjatë video-telefonatave. Ajo thotë se Arlindi i ishte prezantuar si një 'boss ndërtimi' në Zvicër, por që kohët e fundit kishte disa probleme financiare dhe nuk mund të tërhiqte para nga llogaritë e tij bankare apo të familjarëve.

Duke shfrytëzuar besimin që kishte fituar ndaj vajzës, Arlindi i ka kërkuar 1000 franga borxh duke thënë se ka nënën sëmurë në gjendje të rëndë dhe nuk ka as me çfarë të ushqehet. Vajza duke besuar fjalët e tij i ka dërguar paratë, por duke e paralajmëruar se duhet t'ia kthente shpejt pasi i duheshin për një ndërhyrje që do kryente për një problem shëndetësor.

Por siç ndodh rëndomë, Arlindi pasi mori lekët është zhdukur dhe s'i kthen më përgjigje vajzës shqiptare. Kjo e fundit ka treguar për JOQ ALBANIA se prej 5 muajsh tenton të kontaktojë me Arlindin, por ai i ka bërë bllok në rrjetet sociale dhe tani s'ka asnjë kontakt të tij.

Shqiptarja e ka kuptuar se Arlindi nga Kosova e ka mashtruar, prandaj i bën thirrje vajzave të tjera që të kenë kujdes dhe mos të bien pre e mashtrimeve të tilla.

Denoncimi i vajzës:

"Pershendetje JOQ, kam 5muaj qe i kam dhen leket dikujt edhe ai i kisha thene se duhej te mi kthente shpejt nuk me shqitej nuk ndahej duke qare e duke bo viktimen. Po i kisha thene se leket duhen te me ktheheshin brenda shume pak kohesh se me duhej te kryeja nje operacjon shendetesor qe tashme per shkak te tij nuk kam mundur te permbush shumen. Kete njeri e kam njohur ne rrjet social .....flisnim ne tel nje muaj e ca e me nxirrte familjaret kshu thoshte daja xhaja e vellezer keshtu i prezantonte e ai me ishte prezantuar se ishte bos ne zvicer kishte firme ndertimi te tij etj. Po per shkak se i kishte ndodh nje problem me banken i duheshin leke, e probleme te tjera qe kishte ishte pa buk ..... keshtu me tha se nuk dua te bie posht tek familja mos ta kuptojne. I thoja kerkoju vellezerve po jo thoshte se ja kanr bllokuar llogarinr te gjithve me lutej ta ndimoja po un i kisha thene ok po un brenda 2muajve dua leket se kisha per te kryer operacjon.

Pas asaj ra dakort duke u betuar qe do mi kthente mbasi i morì papritur ju semur mamaja keshtu mashtronte dita dites po jepte shpirt, cdo minute e cdo ore e dite thoshte nderro jete tani nderro jete. Pastaj ne momente te fundit e kishte cdo dite jo nje dite me kete muhabet po un 5 muaj se merrja ne telefon nuk e hapte tel jam me njerez, jam spital nuk mundem ...deri sa mora nje familjar timin ta kontaktonim e aty e hapi numrin tjeter doli qe vetem genjeshtra ka treguar mbasi e kuptoj qe isha un eme beri bllok ..... E cdo here i kerkoja karten e indetitet ose pashaporten te me tregonte me kane humbur nuk kam i thoja beji si mund te qendrosh ashtu se po te vdiq nena duhet te ikesh ne Kosove. Jo po iki pa mjet indetifikimi se i kam njoftuar ato e ma din rastin e kam telefonuar policine ne zvicer, ai njeri po te genjen se nuk ka shanc te udhetoje ose te qendroje ketu pa mjet indetifikimi qofte edhe zvicerjan....Kuptova qe kam qen e mashtruar ju lutem bejeni rastin publik ju lutem e mos te vazhdoje personi me esht prezantuar si Arlind Hyseni ......

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit