Resorti pa leje i ish-kreut të IMT Durrës, shembi pronat e të tjerëve, ndërtoi të vetën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.08.2025, 14:10

Një tjetër histori që dëshmon se në Shqipëri ligji shpesh mbetet vetëm për qytetarët e thjeshtë. Policia ka zbardhur këtë të mërkurë një rast që të lë pa fjalë: Ardian Halili, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës gjatë viteve 2017-2021, në vend që të ndalonte ndërtime të paligjshme, ka zgjedhur vetë të veshë kostumin e “ndërtuesit fantazmë”.

Tetë vite më parë, Halili ngriti pa asnjë leje ndërtimi disa vila luksoze në fshatin Shetaj të Ishmit, pikërisht pranë Kepit të Rodonit një prej zonave më të lakmuara të vendit. Sot, ndërtesat e tij pa leje shfaqen si një resort i plotë: “Saint Michelle Residence”, një kompleks me pishinë, vila pushimi, vende parkimi dhe gjelbërim, vetëm pak metra nga deti dhe rruga kryesore e zonës.

Ironia arrin kulmin: në rrjetet sociale, vetë ish-kryeinspektori shfaqet i buzëqeshur duke reklamuar peshkun e freskët në restorantin e resortit që ndërtoi mbi ligjin. Një paradoks i pastër shqiptar ai që duhej të shembte, ndërtoi; ai që duhej të kontrollonte, mbylli sytë.

Halili, sot 55 vjeç, me banim në Tiranë, është bashkëshort i ish-prokurores Rabjana Halili, gjë që vetëm sa i shton më shumë pikëpyetje këtij skandali të hapur: si ka mundësi që për 8 vite, ky kompleks i madh funksionoi në sy të të gjithëve pa asnjë pengesë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit