Policia e shpallë person në kërkim Fidanin, kosovarin e lindur në Belgjikë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.08.2025, 14:04

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Prizren – Njësia e Hetimit të Narkotikëve, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren e ka shpallur person në kërkim Fidan Husmanin.

I njëjti dyshohet për disa vepra penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave. Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, mund të kontaktojë Policinë e Kosovës në: Stacionin më të afërt policor, Numrat kontaktues: 192 ose 038 550 999 (nga telefoni fiks dhe mobil) Numri pa pagesë dhe anonim: 0800 19999 Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’ E-mail: [email protected].

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit